Pamje të rënda/ Masakra në Florida, të vrarët brenda aeroportit (VIDEO+18)

0
205

Pamjet e mëposhtme tregojnë ambientet e terminalit në aeroportin e Fort Louderdejl të Floridës në SHBA, ku një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë 5 persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Video tregon momentet e para pas ngjarjes së rëndë, ku duken trupat e viktimave të shtrirë në dysheme.

CNN raporton se agresori është neutralizuar nga Policia dhe është arrestuar tashmë. Nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, por ngjarja ka ndodhur në terminalin nr 2 të aeroportit, në pikën e grumbullimit të bagazheve.

Njoftime të ndryshme në mediat sociale – përfshirë edhe publikimin në Twitter të ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, përshkruan të shtënat.

Një stacion televiziv i Miamit ka postuar në Twitter pamjet duke pohuar se ato janë regjistruar nga pjesa e brendshme e teminalit të bagazheve.

Në video shihen disa të plagosur të shtrirë në tokë, ndërsa dëshmitarët thërrasin për ndihmë.

Guvernatori i Floridas Rick Scott po udhëton drejt aerportit për t’u njohur me zhvillimin e ngjarjes nga forcat e sigurisë.

Në nëntor të vitit 2016, afro 2.5 milionë udhëtarë kaluan përmes aerportit Fort Laderdale, kanë njoftuar autoritetet qeveritare./opinion

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here