Video/ Pas tërmetit dhe të ftohtit, Kukësi ‘pushtohet’ nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

0
94

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kësaj të shtune. Ulja e temperaturave, shoqëruar me krijimin e ngricave, akullit por edhe mjegullës, kanë bërë që lëvizja në rrugë të jetë një sfidë për drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë Kukësi vijon të jetë nën prezencën e kushteve të këqija meterologjike që nga fillimi i javës. Për shkak të kësaj situate shumë banorë janë të izoluar e një pjesë e tyre vuajtën mungesën e energjisë elektrike për ditë të tëra.

Përdoruesit e rrugëve duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore si zinxhirë, goma dimërore si dhe përdorimin e dritave të mjegullës.

Kukësi mbrëmë u godit nga një tërmet me magnitutë 4.8 , i cili kishte epiqendrën 2 km largë qytezës së Fushë Arrëzit. Deri më tani Emergjencat Civile në Prefekturën Kukës nuk kan raportuar dëme materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here