Ja cilët janë disa nga të famshmit që vuajnë nga sëmundjet kronike

0
100

Ata mund jenë të bukur, të pasur dhe të famshëm, mirëpo edhe yjet janë njerëzorë sikur të gjithë ne, që do të thotë se janë të prirë që të sëmurën.

Disa të famshëm vuajnë nga sëmundje kronike që mund të kenë ndikim në përditshmërinë e tyre.

Në vijim është lista me të famshmit që kanë sëmundje kronike:

Selena Gomez: Lupus

Këngëtarja e muzikës pop, Selena Gomez, në vitin 2013 e anuloi turneun muzikor pasi ishte diagnostikuar me lupus. Pas diagnozës, ajo iu nënshtrua një sërë trajtimesh dhe bëri një pauzë nga syri publik.

Lupusi eritematoid sistemik që njihet shkurt si lupus, është një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar i organizmit i sulmon gabimisht indet e shëndetshme në shumë pjesë të trupit.
Simptomat dallojnë te njerëzit e ndryshëm dhe mund të jenë nga të lehtë deri në të rëndë. Simptomat më të shpeshta janë dhimbja dhe ënjtja e nyjave, ethet, dhimbja e gjoksit, humbja e flokëve, ulcerat në gojë, ënjtja e nyjave limfatike, ndjenja e lodhjes dhe skuqja e lëkurës më së shpeshti në fytyrë. Zakonisht ka periudha të sëmundjes dhe periudha të lehtësimit, kur simptomat janë më të lehta.

Nick Cannon, Lady Gaga, Toni Braxton dhe Seal, janë disa të famshëm të tjerë që kanë lupus.

Charlie Sheen: HIV

Aktori Charlie Sheen i kryesoi titujt e mediave në vitin 2015 kur njoftoi gjatë një interviste në NBC se ishte HIV pozitiv. Ai e kishte mësuar diagnozën katër vite para se ta bënte publike.

Mirëpo, HIV apo virusi i imunodeficiencës humane, tashmë nuk konsiderohet si një dënim me vdekje siç ishte disa dekada më parë. Vetëm në SHBA mbi 1.2 milion njerëz jetojnë me HIV.

HIV është një virus që e sulmon sistemin imunitar dhe shkatërron një lloj të qelizave të bardha të gjakut (qelizat ‘T helper’). Në ditët e sotme trajtimi antiretroviral është mjaft efektiv dhe u mundëson njerëzve me HIV që të bëjnë një jetë normale dhe të shëndetshme.
Virusi mund të merret përmes lëngjeve trupore, spermës ose gjakut, por jo përmes djersës, pështymës ose urinës.
Njerëzit që janë HIV pozitivë mund të sëmuren me AIDS (sindromën e imonodeficiencës humane të fituar), një sëmundje vdekjeprurëse gjatë të cilës sistemi imunitar bëhet shumë i dobët për t’i luftuar sëmundjet.

Magic Johnson, Jonathan Van Ness e Danny Pintauro, janë disa personalitete të njohura që jetojnë me HIV.

Kim Kardashian: Psoriazë

Ylli televiziv njoftoi se vuan nga psoriaza në vitin 2011, gjatë një episodi të “Keeping Up With the Kardashians”, asokohe ishte 30 vjeçare. Edhe nëna e saj, Kris Jenner, e ka të njëjtën sëmundje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here