Debat në grupin e PS-së/Deputetët revoltohen ndaj ministrave: Filtër për drejtorët e administratës. Replika e Haritos

0
147

 

mbledhja e grupit te PS

 

Emërimet në administratë mbeten në qendër të debatit tek socialistët. Edhe në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, e cila në mungesë të Kryeministrit Rama u drejtua nga Gramoz Ruçi, nuk kanë munguar debatet mes ministrave dhe deputetëve lidhur me këtë çështje. Në qendër të debatit kanë qenë emërimet e reja, por edhe drejtoret që mbajnë prej kohësh këtë detyre në administratë. Nga ana e tyre deputetët socialistë kanë kërkuar nga ministrat që të jenë më të kujdesshëm në këtë pjesë, duke propozuar edhe kalimin në filtër të drejtorëve të administratës. Kjo sipas ligjvënësve socialistë do të bënte të mundur që të kuptohej nëse ata kanë kualifikimin e duhur apo janë emëruar politikisht. “Reformat e qeverisë po zbatohen në terren nga drejtore politik,shpesh në kurriz të punonjësve që mund të kenë bindje të majta”, – mësohet të kenë pohuar deputetët e PS-së. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se ministrja për Administratën Milena Harito ka pohuar se emërimet e ardhshme të drejtorëve do të jenë mbi bazën e konkurseve dhe jo mbi njohjet e deputetëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here