E pabesueshme por e vërtetë, ai ende fiton para nga filmi që luajti 25 vjet më parë

0
121

shte viti 1997 kur filmi me regji të James Cameron, ‘Titanik’ përveç rekordeve që theu në arkë,  fitoi dhe 11 Oscar.

Këngët dhe disa skena të filmit, i cili për 12 vjet mbante titullin “filmi me fitimin më të madh të të gjitha kohërave”, u bënë “ikona”, për të mos thënë që ishte një kthesë e rëndësishme në karrierën e aktorëve që merrnin pjesë në film.

Por ky film ka qenë një burim i pandërprerë të ardhurash për 25 vite edhe për një djalë të vogël, që në fakt nuk luajti një rol shumë të rëndësishëm.

Ai ishte 5 vjeç kur doli në skenë në film ndërsa sot është 30.

Dhe është fjala për Reece Thompson që tani bën një punë shumë të ndryshme nga ai i aktorit.

Thompson është drejtor marketingu dixhital me qendër në Utah të SHBA-së.

Edhe pse nuk mban mend shumë detaje rreth filmit në të cilin luajti kur ishte 5 vjeç, ai merr honorare çdo vit.

Aventura e filmit të shkurtër të filloi me një kontratë që ai nënshkroi pasi fitoi një konkurs si fëmijë modelingu.

Agjencia me të cilën ai bëri një marrëveshje i ofroi dy opsione: Ai ose do të luante në një reklamë ose do të shfaqej para kamerës në një rol të vogël në filmin Titaniku.

Nëna e Reece zgjodhi filmin Titaniku siç dhe duket ajo bëri zgjedhjen e duhur.

Reece Thompson luajti rolin e një djali të vogël irlandez që udhëtonte në klasën e tretë me prindërit e tij në filmin ‘Titanik’.

Personazhi i tij u zhyt gjithashtu në ujërat e akullta me prindërit e tij kur u mbyt transatlantiku.

Thompson fitoi 30,000 dollarë nga filmi.

Këto para u përdorën për arsimimin e tij.

Me kalimin e viteve, ai vazhdoi të merrte çeqe të honorarëve midis 100 dhe 300 dollarë.

Gjatë lulëzimit të filmit, midis 1998 dhe 1999, Thompson mori gjithashtu çeqe për mijëra dollarë.

Por me kalimin e kohës, kjo sasi u zvogëlua.

Kujtojmë që aktorët kryesorw të filmit mori 2 milionë dollarë ndërsa Leonardo DiCaprio 2 milionë e gjysmë nga ky film.

ImageReece Thompson, 30 vjeç

ImagePjesë nga filmi Titanik ku Reece luante djalin e vogël irlandez

ImageKate Winslet dhe Leo DiCaprio

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here