Pezulloni projektet me qeverinë!”/Zbulohet udhëzimin sekret të OKB-së drejtuar agjencive të saj në Shqipëri

0
107

Zyra e OKB-së në Shqipëri ka urdhëruar mëse një muaj më parë agjencitë e saj në Shqipëri që të ndërpresin çdo projekt me qeverinë shqiptare, duke shënuar një rast unikal në historinë e marrëdhënieve të nisura në vitin 1955. Udhëzimi i brendshëm është dhënë më 19 janar 2023 gjatë një takimi të Koordinatores së Përhershme të OKB-së, Fiona McCluney, me drejtuesit e 19 agjencive të OKB-së që veprojnë në Shqipëri.

TPZ ka siguruar dokumentin që u është dhënë drejtuesve të agjencive të OKB-së, që në fakt është një përmbledhje në anglisht e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, miratuar në vitin 2021.

“Pezulloni projektet me qeverinë!”/ TPZ zbulon udhëzimin

Udhëzimi i OKB-së për 19 agjensitë në Shqipëri

Sipas udhëzimit të koordinatores McCluney, krerët e agjencive të OKB-së janë udhëzuar që të pezullojnë aktivitetet me qeverinë deri në zgjedhjet vendore me motivin se kështu mund të favorizohen kandidatët e partisë me pushtet.

Pezullimi i projekteve është një goditje e rëndë për qeverinë e kryeministrit Rama, që ka përfituar deri më sot nga hartimi i strategjive, ndërhyrjet logjistike, financimi i projekteve të rëndësishme dhe programi i qeverisjes lokale.

faqen zyrtare të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, që në hyrje thuhet se ajo e ka të detyrueshme dhe pa asnjë ekuivok bashkëpunimin me çdo qeveri në Shqipëri:

“Nën koordinimin dhe drejtimin e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, OKB-ja, si një familje agjencish të specializuara në Shqipëri, punon ngushtësisht me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe partnerë të tjerë, duke përfshirë shoqërinë civile, sektorin universitar dhe atë privat, për të luftuar varfërinë, fuqizuar shtetin e së drejtës, nxitur liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, mbrojtur mjedisin dhe mbështetur reformat shoqërore dhe ekonomike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here