Ministrja e Arsimit,Evis Kushi ka njoftuar miratimin e strukturës së re të vitit të ri shkollor 2022-2023. Në njoftimin e publikuar, mësohet se viti i ri shkollor do të nisë në datën 12 shtator dhe do të përfundojë në 14 qershor.
Ndërsa për maturat, viti shkollor do të përfundojë në datën 31 maj. Për nxnësit e ciklit 9-vjeçar, do të shtohet njëjavë më shumë pushim.
Njoftimi i Plotë nga Kushi:
Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.
Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.
Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.