Basha arrin kulmin: “Në 8 janar nuk e thirra unë policinë”

0
187

Lulzim Basha nuk di të ndalet. Pasi ka thënë se protestuesit nuk u goditën me gaz lotësjellës, por me fikse zjarri për zjarrfikset, pasi ka pretenduar se edhe në seli kishte të plagosur me gjithëse të gjithë panë të lënduar vetëm nga pala tjetër, ai ka mohuar edhe thirrjen e policisë për të ndërhyrë në 8 janar.

Teksa Basha po ankohej se policia e la qëllimisht të degjeneronte situatën, ai u pyet nga gazetarja Ola Bruko në emisionin “Pika mbi I” se uniformat blu kishin thënë të kundërtën, pra se kishte qenë kupola e drejtuesve të PD që pati kërkuar ndihmën e tyre.

Për televizionin News 24 që e ka shndërruar si bahçen e tij private në Long Hill Basha u përgjigj; “Jo nuk e thirrëm ne policinë, por i këkuam të bëjë detyrën”.

Po ç’do të thoshte në këtë rast “të bënte detyrën”? Të ndërhynte me gaz lotësjellës, të godiste me shkopa gome protestuesit demokratë dhe të rrethonte me trupa speciale selinë?

Kjo është si historia e asaj gruas që ka ngelur pak me barrë, edhe e kemi thirrur edhe se kemi thirrur policinë. Ec e kuptoje se si duhet interpretuar kjo delaratë të cilën Bruko dhe sidomos Zheji e përcillnin me admirim./ Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here