Çiljeta Xhilaga ka postuar një foto në Instagram ku njofton fansat për një klip të ri. Së shpejti ajo do të publikojë këngën e saj më të re, “Mama lover”, në bashkëpunim me Noizy-n.
Nga fotoja që Çili ka postuar duket se xhirimet e këngës po i bën në jug të Shqipërisë. Riviera Shqiptare është një perlë e lakmuar nga të gjithë. Këngëtarë të ndryshëm zgjedhin t’i xhirojnë videoklipet e këngëve të tyre pikërisht në këtë zonë. Nëse disa prej artistëve kanë zgjedhur detin, Rozana Radi dhe Çiljeta kanë zgjedhur diçka tjetër.
Duket se Himara ka qenë destinacioni i Çiljetës, por jo vetëm i saj, sepse para disa kohësh edhe Rozana Radi ka xhiruar klipin e këngës “Për me pas një roze” në të njëjtin vend. Dera blu është detaji që na la të kuptonim se dy këngëtaret bukuroshe kanë zgjedhur këtë perlë të Shqipërisë për të xhiruar klipet e tyre. Kësaj i thonë “Na bashkoi e njëjta derë”! Le të shpresojmë se dera blu do të jetë dera e suksesit për Çilin, ashtu si ishte edhe për Rozin.