Denoncimi: Mbi protestuesit u hodhën copa xhamash të mprehtë

0
110

Analisti Erges Eskiu ka qenë i ftuar në studion e Fax News për të folur për situatën në Selinë blu pas përplasjeve.

Ai ka akuzuar mbështetësit e Bashës që sipas tij kanë hedhur copa xhamash të mprehtë mbi kokat e protestuesve, duke i rrezikuar atyre jetën.

Ndër të tjera, Eskiu i kërkon Lulzim Bashës që të largohet dhe të prnojë zgjedhjet e brendshme në PD për kryetarin e ri.

“Është një përplasje mes dy vëllezërve. Njëri ka bllokuar derën dhe nuk lë tjetrin të hyjë. Kur kjo bëhet me arrogancë, vëllai që është jashtë do gjejë mënyrë për ta hapur derën. Unë kam parë jo dhunë nga jashtë, por dhunë për ta mbajtur Selinë. Ka qenë një skenë horror, ku nga dera që është futur sot Basha janë hedhur xhama. Ka qenë momenti kur protestuesit tentonin të hapnin derën. Në momentin kur jashtë sulmoheshin me zjarrfikëse, nga brenda hidheshin copa xhami të thyer, të mbrehtë mbi koka të protestuesve. Ka qenë tmerr. Kjo tregon që aty brenda ka pasur mercenarë. Të dënuar apo jo nuk e them dot, por me mendësi kriminale. Është hedhur karrige. Aty kanë qenë dhjetëra dhe qindra njerëz. Po të ishte hedhur një tavolinë e madhe që tentuan ta hidhnin mund të kishte humbje jete. Pse nuk kryetari të thotë unë jap dorëheqjen dhe shjkojmë ne zgjedhje brenda partisë. Është e turpshme. Janë energji të humbura kot. Zoti Basha nuk është më kryetar. E kam përmendur dhe në takim kokë me kokë me Berishën. Unë kam parë që Berisha është shprehur unë kryetar dhe unë kryeministër pasi nuk u ofrua askush tjetër si kandidat. Nuk e kuptoj mendësinë e zotit Basha që duke mbajtur vulën dhe karrigën të shkojë ne zgjedhjet e tjera. Ky person është i palëkundur për të qëndruar në opozitë gjithë kohës”, tha Eskiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here