8 Dhjetori/ Maliqi: E duam Shqipërinë pa Ramën!

0
122

E duam Shqipërinë pa Edi Ramën! 30 vite pas, të rinjtë shqiptarë kanë edhe një shpresë të fundit për të realizuar atë ëndërr, 25 Prillin”, Kështu e nis deputeti Lefter Maliqi reagimin e tij për Ditën Kombëtare të Rinisë.

Në një postim në FB, ai shkruan:

Të dashur të rinj e të reja!

Sot, dua t’ju uroj ju në këtë 30-vjetor të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, që mundësoi një jetë të lirë për të gjithë ju, e që sot falë asaj Lëvizjeje, Shqipëria feston Ditën e Rinisë.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa! – Kjo ishte thirrja e të gjithëve atëherë, që në dyluftim me dhunën e regjimit, arritën ti dhuronin Shqipërisë një të ardhme të lirë.

Lufta për liri dhe demokraci u kurorëzua me fitore, fitore që festohet akoma edhe sot, me po të njëjtin emocion, por fatkeqësisht ende pa e përmbushur ëndrrën e atyre që luftuan për të ardhmen e Shqipërisë, të rinjtë heronj të Demokracisë. 

Fatkeqësisht sot, 30 vite më pas, të rinjtë e këtij vendi bëjnë të njëjtën thirrje: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Më tej, shton:

Sot, më shumë se kurrë, pas 3 dekadash, në emër të asaj dite, do të luftojmë sërish për ta plotësuar atë ëndërr.

25 Prilli, është shpresa e vetme për të mos u vonuar më shumë drejt asaj ëndrre, ndryshe Shqipëria do të mbetet e vetme, pa gjakun që qarkullon nëpër venat e një vendi, Rininë.

Sot, 30 vite pas, mijëra të rinj janë larguar në vendet e Evropës, pasi në Shqipëri, nuk shohin jo të ardhme, por as shpresë që të çon drejt saj.

Këtë 30-vjetor, Evropa na e mbylli derën për të disatën herë.

Shqipëria po shpopullohet, ndaj nuk ka më kohë për të humbur!

E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, është thirrja e vetme që mund të bëjë realitet ëndrrën e heronjve të lirisë, 30 vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here