Kryetari i Kuvendit nderon kujtimin e ish-deputetit Durim Hushi

0
270

Kryetari i Kuvendit,  z. Gramoz Ruçi, mori pjesë sot në homazhet në nderim  të figurës të ish-deputetit  të Kuvendit të Shqipërisë, z. Durim Hushi. Duke vlerësuar kontributin që z. Hushi ka dhënë në kohën kur ai ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, z. Ruçi u shpreh se ndarja nga jeta e tij është një lajm i trishtuar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe në shenjë respekti  vendosi  dhe një kurorë me lule.

“Jam sot këtu në qytetin e Elbasanit, për të nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit Durim Hushit, deputetit të Legjislaturës së 16-të  dhe 17-të të  Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Prefektit të Elbasanit, inxhinierit të talentuar,  qytetarit të respektuar  dhe prindit shembullor të dy fëmijëve, duke i përcjell ngushëllimet e mia, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, – u shpreh z. Ruçi.

 

Në homazhet e zhvilluara në teatrin “Skampa”, në Elbasan, morën pjesë gjithashtu, miq, dashamirës, deputetë  dhe të afërm të ish-deputetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për te vlerësuar figurën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here