VIDEO/ Autostrada mbushet plot me dollarë

0
123

‘Shi me para’ ra në një autostradë në San Diego, kur dyert e pasme të një kamioni të blinduar banke u hapën dhe rruga u mbush me kartëmonedha.

Menjëherë shoferët ndaluan makinat dhe dolën prej tyre për të mbushur grushtet dhe për ta marrë sa më shumë nga kartëmonedhat që literalisht kishin mbuluar autostradën.

Përpjekjet e shoferëve për ‘t’u bërë të pasur’, bllokuan rrugët duke krijuar një kaos në rrugët qytetit.

Dy persona u arrestuan nga policia, ndërsa shumë të tjerë pritet të përballen me pasojat për marrjen e parave.

Policia ka paralajmëruar se çdo person i cili ka marrë para duhet patjetër t’i kthejë ose do të ndëshkohen për këtë veprim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here