Mourinho nuk e preferon Kumbullën, Roma gati ta shesë që në janar, e kërkojnë disa klube

0
109

Roma po mendon që tani për merkaton në mënyrë që të përforcojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë më përpara duhet të largojë disa lojtarë që nuk janë në planet e klubit.

Mes emrave që dëshirojnë largimin është dhe lojtari i kombëtares tonë, Marash Kumbulla. Mbrojtësi erdhi me bujë nga Verona por deri më tani nuk ka arritur pritshmëritë, nisur dhe nga fakti që trajneri Jose Mourinho nuk e preferon lojtarin.

Sipas mediave italiane, përveç Kumbullës, janë dhe disa lojtarë të tjerë që dëshirojnë largimin. Borja Mayoral dhe Carles Peres janë disa nga emrat. Për Kumbullën janë të interesuara disa klube, ku spikat Napoli dhe Torino.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here