‘Emigrantë me kamion për në Britani’, trafikantët përdorin rrjetet sociale për reklamim

0
146

Mediat sociale duket se janë kanalet e përdorura nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Mediat angleze kanë shkruar për faktin sesi trafikantët shqiptarë përdorin rrjete të ndryshme  sociale ku publikojnë momente nga kalimi i emigrantëve me kamionë, kundrejt pagesës prej 20 mijë paund.

Në artikull theksohet se mafia shqiptare e përdor Tik-Tokun si një mënyrë për të reklamuar punën e tyre duke vendosur momente nga transporti i personave nga Shqipëria në Britani.

“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM.”

Në një tjetër postim shkruhet se “udhëtim gati për në Angli për vetëm 24,000 paund”, gjithashtu në postimet e tyre bëjnë edhe thirrje për ti kontaktuar.

Ndërkohë pas publikimit të këtyre postimeve policia angleze kontaktoi TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Tëitter për të rënë në gjurmët e këtyre grupeve kriminale.

Në prag të Krishtlindjeve rreth 150 refugjatë, përfshirë fëmijë dhe një foshnjë, u kapën në Kanalin Anglez pak para mesnatës.

Ministri i Emigracionit Tom Pursglove duke folur për përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet kriminale theksoi se; “Trafikantët e përdorin median sociale për të tërhequr, promovuar dhe përfituar nga kalimet vdekjeprurëse në drejtim të Britanisë së Madhe, por ne jemi të vendosur t’i ndalojmë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here