Granit Xhaka qenka fans i ‘BBV’ dhe i del në mbrojtje Big Mamës, e akuzuan se shau serbisht

0
140

Big Mama u largua ditën e djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP. Këngëtarja e njohur debatoi ashpër me Antonelën pasi kjo e fundit i tha se e ka sharë në gjuhën serbe. Big Mama shpërtheu në ofendime pasi nuk kishte folur serbisht e për këtë arsye vendosi të largohej vet nga shtëpia.

Sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme u bë menjëherë viral, ndërsa nuk ka munguar mbështetja për këngaren. Një prej tyre është edhe Granit Xhaka, mesfushorit i Arsenalit. Siç duket Xhaka është një ndjekës i Big Brother dhe ka shkruajtur: “Respekte Big Mama” në foton e postuar.

Spektakli i mbremshem nisi me debate te forta dhe nje situate te pazakonte. Big Mama dhe Antonela kanë pasur një debat të ashpër në transmetim live. Kjo ka ndodhur pas videos që u transmetua për debatin e ashpër që kanë pasur gjatë javës.

Big Mama iu drejtua me fjalë të rënda Antonelës duke e quajtur pise, koti njeri e pamoralshme dhe shumë ofendime tjera.

Big Mama ka shpërthyer ndaj saj me fjalët më të rënda: Oj pise, femër. Ti je legene. Ti je idiotja më e madhe në këtë botë.

E kapi prej flokësh dhe e nxjerr jashtë. Ti je e pamoralshme, të gjithë e mendojnë këtë dhe asnjë nuk ta thotë. Qepe moj gojën. Ti ke bërë famë kot. Do largohem që tani Arbana.

Ndërkohë, Arbana kërkonte ta ruante qetësinë Big Mama teksa e thirri në dhomën e rrëfimit për të disktuar. Theksojmë se, Antonela tha se Big Mama e ka sharë në gjuhën serbe.

Pasi u qetesua disi situata, Big Mama u largua nga shtepia dhe me pas spekatkli vazhdoi normalisht me rrjedhen e tij, me surprizat e shumta per banoret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here