LIVE/ Basha në Kavajë: “Opozita është në krah të biznesit…”

0
131

Ndonëse kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se tregjet janë jashtë skemës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Lulzim Basha këtë të premte u ndal në Kavajë, aty ku u takua me tregtarët e këtijn qyteti. Në bashkëbisedimin me ta, kreu i Partisë Demokratike u interesua se si prekeshin tregtarët e vegjël me futjen në skemën e TVSH-së.

”Shumica nuk e dinë fare se çfarë është futja në TVSH, nuk e dinë se çfarë shkatërrimi sjell. Qeveria thotë se nuk ka problem, por nëse nuk ka problem, pse e fut? Taksën e ka vënë kundër këshillës së FMN, kundër këshillës të ekspertëve të ekonomisë dhe kundër dëshirës së biznesit të vogël”, tha Basha.

Basha përsëriti akuzën se ulja e pragut është bërë nga qeveria për të përfituar një grusht oligarkësh. Nga ana tjetër, u shpreh se opozita është në krah të biznesit.

”Të vetmit që janë pro uljes së TVSH-së janë Qeveria dhe oligarkët. Oligarkët sepse me falimentimin e biznesit të vogël përfitojnë ata, Qeveria sepse do ta japë me koncesion”, u shpreh kreu i PD.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1849001475151025/?t=22

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here