Rama e thotë hapur: Qytetarët i pyesim për çdo gjë, vetëm te Koncesionet dhe PPP-të nuk marrim mendimin e tyre

0
95

Një nga pyetjet e “kuvendimit popullor”, nisma me të cilën Edi Rama do u drejtohet shqiptarëve lidhet me masat që duhet të marrë qeveria kundër sipërmarrësve të mëdhenj që bëjnë evazion fiskal. “Biznesi madh është targetuar si një gogol, shfrytëzuar. Nuk e ndaj këtë pikëpamje as atë që janë një grusht oligarkësh që vendosin.

Biznesi i madh është aktori më i madh në vite i evazionit fiskal. Pavarësisht përmirësimit të sistemit, janë jo pak, njerëzit që kërkojnë që biznesi i madh kur bën evazion të goditet pa mëshirë, që do të thotë ashpërsim i konsiderueshëm, qoftë i masave që çojnë deri në humbjen e lirisë së biznesmenëve të mëdhenj apo gjobave” tha ai.

Kjo nismë, tha Rama, shkon përtej “Shqipërisë që duam”. “Shqipëria që duam është një histori suksesi nuk është dështim. Është një platformë që u ka dhënë zgjidhje 52 mijë qytetarëve në raport me administratën. Është një nismë e jetësuar dhe me ligjin e ri të bashkëqeverisjes kalon në një nivel tjetër. Këtu kemi të bëjmë me një sukses, inovacion. Kjo është një nismë përtej kësaj, futja e një shpirti referendar dhe urë ndërveprimi për vendime strategjike”.

I pyetur nga gazetarët nëse është vonë tani për të pyetur shqiptarët për nismën e Open Ballkan, pasi në janar nis zbatimi, Rama u përgjigj “Nuk është asnjëherë vonë për të pyetur njerëzit. Nuk diskutohet që u qëndroj atyre që kam thënë për Open Ballkan, por e kemi të nevojshme ta dëgjojmë mendimin e të gjithëve. Me këtë mësojmë ne dhe të tjerët”.

Për PPP-të Rama tha se nuk është e rëndësishme për të pyetur popullin. “Koncesionet dhe PPP-të janë instrumente të vendosur në dispozicion nga bota, gjithë qeverive dhe nuk janë shfaqje të huaja dhe nuk kemi cfarë konceptojmë për këto koncepte dhe instrumente sepse jemi në një vend kapitalist. Dhe cila do të ishte pyetja? Është e vërtetë që shqiptarët paguajnë, por paguajnë për koncesionet e trashëguara, për ato gjatë qeverisjes sonë, i marrin shërbimet pa paguar, e bëjnë check-up-in falas, analizat laboratorike falas, por për këto ka marrë përsipër të paguajë shteti. Shqiptarët po njohin Dibrën, ndoshta edhe unë po të mos isha bërë kryetar i PS-së nuk do ta kisha shkuar, po shikoni sot. Shqiptarët sot bëjnë dializa në kushte ultra moderne pa paguar asnjë lek” deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here