Meta uron Krishtlindjet: Secili prej nesh ka mundësinë të jetë shembull i përkryer i dashurisë

0
101

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kno festë i bahskon të gjithë dhe mbush me shpres ëpër ditë më të mira që nuk kanë ardhur.

Kreu i shtetit thekson gjithashtu se “të mos harrojmë se secili prej nesh ka mundësinë të jetë një shembull i përkryer i dashurisë, në rrugën drejt shpresës, besimit për një jete të bukur, një familje të bekuar, një shoqërie të paqtë e të shëndetshme!”

Mesazhi i plotë:

Nga zemra u uroj sonte GËZUAR KRISHTLINDJEN besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!

Mesazhi i përjetshëm i dashurisë, i dritës që nuk shuhet kurrë dhe i shpresës së pakufishme të kësaj feste, që na bashkon të gjithëve, prek dhe ngroh zemrat tona, duke sjellë më shumë lumturi dhe gëzim në çdo vatër familjare, na jep forcë përballë sfidave aktuale, na mbush me shpresë për ditët më të mira që ende nuk kanë ardhur.

Lindja e Krishtit i jep kuptim jetës brenda nesh dhe  besimit për një të nesërme më të mirë, në paqe, dashuri dhe mirëqenie, na frymëzon e na bën më solidarë që të mos i harrojmë, të kujdesemi dhe t’u zgjasim dorën me përulësi atyre që kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje materiale dhe shpirtërore.

Ndërsa familjet dhe miqtë mblidhen sonte për të festuar, të mos harrojmë se secili prej nesh ka mundësinë të jetë një shembull i përkryer i dashurisë, në rrugën drejt shpresës, besimit për një jete të bukur, një familje të bekuar, një shoqërie të paqtë e të shëndetshme!

Për shumë mot GËZUAR KRISHTLINDJEN!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here