Akuzohet për dy vepra penale, dënohet me 6 muaj burg ish-deputetja e LVV-së

0
95

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina.

Siç raportohet nga mediat vendase, Pantina ka pranuar fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të sulmit ndaj personave zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Isuf Makolli, e akuzuara Pantina u dënua me 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, kurse me 6 muaj burgim me kusht për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të 11 gushtit 2016, Shqipe Pantina akuzohet se me 27 shkurt 2016, rreth orës 16:30, në sallën e punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar një bombol gazi lotsjellës, të cilën ka tentuar ta ndezë në ulësen ku ishte e ulur afër grupit të vet parlamentar dhe e njëjta i është konfiskuar nga ana e policisë.

Me këtë, Pantina akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Akuza e dytë ka të bëjë me sulmin e saj ndaj personave zyrtar, policët Valdete Gubetini dhe Fikrije Rashica, të cilat ishin në kryerjen e detyrave zyrtare, derisa të dëmtuarit ishin duke u përpjekur që të pandehurës t’ia marrin bombolën e gazit lotsjellës nga dora, me ç’rast të dëmtuarës-polices Valdete Gubetini i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here