Rrëfimi i mister Mancinit: Kisha frikë për penalltitë në finalen e Wembleyt. Tani synim, Kupa e Botës

0
98

Në një kohë shumë të shkurtër Italia arriti majën e futbollit europian e më pas pati dhe zhgënjimin e parë të madh, dështimin në kalimin direkt në Kupën e Botës.

Të kaltërit nuk arritën të fitonin me Zvicrën që do t’u jepte biletën për në Katar dhe për Mancinin duket se është disi i zhgënjyer.

“E dinim që ishte një grup i vështirë, por e humbëm vetë vendin e parë. Mendoja se do të kalonim me Zvicrën, e meritonim kualifikimin shumë më herët se në ndeshjen e fundit. Gjithsesi, ky është futbolli. Duhet të përveshim mëngët dhe të ecim përpara me besim”.

 

Më pas trajneri i kampionëve të Europës foli për finalen e fituar me Anglinë, frikën e madhe e gjithashtu edhe për duelet playoff që e presin në Mars.

 

Në “Wembley”, nuk do doja të shkonte finalja në penallti. Gjitha ata njerëz, 120 minuta futboll. E dinim se do të kishim një shtytje ekstra nga të gjithë dhe për fat të mirë ia dolëm. Fituam me meritë. Botërori në Katar? Unë vazhdoj të jem shumë optimist në lidhje me kualifikimin në Botëror. Ndeshja e parë do të jetë e vështirë dhe nëse ia dalim të fitojmë, na pret një takim akoma edhe më shumë i vështirë. Fakti që do të luajmë gjithçka në 90 minuta përmban shumë të panjohura brenda”, u shpreh Roberto Mancini në intervistën e tij për Sky Sport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here