Ngjyros qentë si panda, kritikohet në rrjetet sociale për akt mizor

0
158

qen1qen2qen 3Një grua nga Singapori e cila pushtoi mediat javën e kaluar pasi ngjyrosi qentë e saj si panda është kritikuar për akt mizor ndaj kafshëve.

Pronarja e qenve Meng Jiang, e cila sipas People’s Daily Online është parë duke shëtitur me ta pak ditë më parë, ka deklaruar një projekt fotografik që përfshin kafshët e pikturuara.

Fotot e qenushëve, të cilat janë adhuruar nga shumë klientë dhe admirues të studios, pasi janë postuar online kanë marrë shumë kritika.

Në to thuhet se është e dëmshme për shëndetin të ngjyrosësh qentë me bojë.

“Dua ti them të gjithëve se boja është profesionale, e sigurt dhe 100% organike.”- ka komentuar Meng pas peticionit me 1900 firma kundër website-it të aziatikes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency