Merr fund karriera, Kun Aguero mes lotësh: Nuk kisha opsion tjetër

0
113

Është një shprehje sa e vjetër dhe e saktë, “me jetën nuk luhet e as bëhet shaka”. Kun Aguero detyrohet të lërë futbollin e luajtur përpara kohe për shkak të problemeve shëndetësore. Fatmirësisht, problemi i tij me zemrën u kap në kohë dhe nuk pati pasoja të rënda edhe pse lënia e futbollit, një sport që e luan prej një jete nuk është edhe aq e lehtë.

Sot në konferencën për shtyp, sulmuesi argjentinas zyrtarizoi lënien e futbollit dhe i përlotur u shpreh se nuk kishte asnjë mundësi tjetër veç kësaj.

“Dua t’u informoj se kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Janë momente shumë të vështira, por në të njëjtën kohë jam i lumtur për vendimin që kam marrë.

Shëndeti im vjen në vend të parë dhe pas asaj që ndodhi mjekët më kanë këshilluar që tërheqja përfundimtare është vendimi më i mirë.

E mora këtë vendim përpara dhjetë ditësh. U përpoqa të shihja nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë. Jam shumë krenar dhe i lumtur për karrierën që kam zhvilluar.

Që kur isha 5 vjeç ëndërroja të bëhesha futbollist profesionist. Ndërkohë që shkelmoja topin, unë ëndërroja të luaja në elitën e futbollit argjentinas, nuk më shkonte fare në mendje që do të mbërrija në Europë.

Falënderoj Indipendiente, Atletico Madrid që besoi tek unë kur isha 18 vjeç, dua të falënderoj Manchester City, ata e dinë se çfarë ndjej për ta. Dhashë më të mirën tek ai ekip dhe jam trajtuar shumë mirë atje.

Dua të falënderoj edhe Barcelonën e presidentin Laporta që më kontaktoi. E dija që po vija te një nga klubet më të mëdha në Europë, më kanë trajtuar shumë mirë.

Në fund dua të falënderoj kombëtaren argjentinase, e cila është gjëja që dua më shumë se gjithçka tjetër. Unë po largohem me kokën lart dhe i lumtur, nuk e di se çfarë më pret në jetën tjetër, por kam shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën prej meje.

Falënderoj edhe gazetarët, edhe ata që nuk më kanë trajtuar mirë. Falënderoj nga zemra edhe të gjithë tifozët e klubeve ku kam luajtur, nga të cilat ruaj gjërat e mira që kam përjetuar”, ishin fjalët e Kun Agueros në konferencën për shtyp.

 

Sulmuesi 33-vjeçar, pësoi një aritmi kardiake në ndeshjen ndaj Alaves, që u luajt më 30 nëntor duke dale nga fusha me këmbët e tij, ndryshe nga rasti Eriksen i cili pothuajse u kthye në jetë nga ndërhyrja e shpejtë.

Karriera e tij si profesionist është e jashtëzakonshme teksa luajti 104 ndeshje me fanellën e kombëtares argjentinase duke shënuar 41 gola dhe të fitojë Kupën e Amerikës (2021). Me Argjentinë U23 fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008, teksa fitoi dy Botërore me Argjentinë U20 (2005, 2007).

Ai la gjurmë edhe me klubet ku luajti ku u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester City, fitoi 17 trofe gjatë aventurave me Atletico Madrid dhe citizens./Ora News/.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here