Gazetarja-Bashës: Ju jeni i vetmi ministër i qeverisjes së PD që jeni proceduar për korrupsion

0
188

Gjatë konferencës me gazetarët, deputeti i PD-së Lulzim Basha është përballur me pyetjet e gazetarëve, në lidhje me korrupsionin për të cilën ai është akuzuar.

Gazetarja e RTSH-së, Anisa Kadesha duke i kujtuar deklaratën e mëparshme Bashës, u shpreh se në fakt, i vetmi ministër i qeverisjes së PD që është akuzuar për korrupsion.

‘Meqenëse i referoheni herë pas here, korrupsionit të qeverisjes së PD-së. Keni ndonjë emër konkret kush ka qenë i korruptuar, pasi me sa kujtohemi vetëm ju keni patur një dosje për korrupsion për Rrugën e Kombit, në cilësinë e ministrit të Transporteve’, u shpreh gazetarja.

Duke iu përgjigjur pyetjea, Basha u shpreh se ai kishte kërkuar që ti hiqej imuniteti, por gjykata e mbylli çështjen.

‘Ajo çështje e mori përgjigjen e vet, sepse vetë përgjigja e drejtësisë tregon se e gjitha ishte një sulm i keq organizuar politik, pasi askush nuk e di për çfarë u ngrit ajo akuzë.

Vendimi i gjykatës së lartë, i formës së prerë, konkludoi se prokuroria nuk arriti të ngrijë një akuzë të vërtetë, por unë u përballa’, deklaroi gjatë përgjigjes së tij, deputeti i PD-së Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here