Vazhdon prej 3 orësh mbledhja në seli, kryetarët e degëve akuza Bashës për shkelje të statutit

0
484

Vijon prej tre orësh mbledhja e Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve.  Burime prane PD bejne te ditur se Basha është akuzuar nga kryetarët e degëve për shkelje të statutit.

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan:

Pjetërnikaj: I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet. Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë. 

Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur.

Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë:

Loka: Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Fetah Hasani Dega 1 Tiranë:

Hasani: Mbi 80 % kanë firmosur nga Dega 1.  Ne jemi zgjedhur nga antarët e kuvendit dhe duhet të jemi me ato. Është përçarë PD.  Dr. Berisha ka bërë thirrje dhe e gjithë antarsia do shkojë.​

Edhe nga drejtuesit e tjerë të degëve të PD në rrethe janë ngritur shqetësime lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike, në një kohë kur shumica e delegatëve ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ndërsa Lulzim Basha do ta mbledhë në datën 18 dhjetor.

Kryetarët kanë deklaruar gjithashtu se kryesitë e degëve lokale të PD janë në ‘Foltore’ dhe kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here