Basha kërcënoi me përjashtim, Paloka: Çmenduri, vendos shumica, jo kush mban vulën

0
244

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka komentoi në studion e ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, krizën që po kalon Partia Demokratike.

Paloka komentoi dhe deklaratat e Lulzim Bashës sot gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ku kërcënoi me përjashtim të kujtdo që do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe që sipas tij do të krijojë institucione paralele me PD.

Sanksioneve të statutit, tha Basha, nuk do t’i shpëtojë as Sali Berisha.

“Do të doja që ky lajm të mos ishte i vërtetë, pasi në të kundërt do të ishte katastrofë. Jo për ata që do të mblidhen në datën 11, por për ata që përfaqësojnë PD-në“, tha Paloka.

Ai shtoi se shumica vendos mbi pakicën, ndërsa shtoi se do të ishte çmenduri dhe katastrofë për drejtuesit aktualë të PD nëse tentojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Vota vendos, kush është shumicë dhe jo kush mban vulën, zyrën apo karriget. Nëse dikush çmendet dhe mendon se do të dalë si pakicë mbi shumicën, kjo është fatkeqësi për të“, u shpreh Edi Paloka.

Pjesë nga intervista

Z.Paloka, po tentoni të luani rolin e një ndërmjetësi, te cili Kuvend do të merrni pjesë, 11 apo 18 djetor?
Uroj që kjo ccështje të mbyllet me sa më pak dëme për PD-në. Nëse do të ecet me këtë rrugë, e kam deklaurar, unë do të jem më shumicën e delegatëve, me 4200 delegatëve që kanë kërkuar mbledhjen në datën 11.

I trembeni përjashtimit?
Duhet ta kemi parasysh të gjithë. Në mbledhjen e kryesisë së PD, dy prej nënkryetarëve të PD, i pari tha se edhe nëse PD përçahet, nuk kemi ça ti bëjmë do të ndodhë. E dyta deklaroi me qetësinë më të madhe që nëse ka ardhur momenti që PD të shkatërrohet, atëherë le të shkatërrohet. Këtu pastaj emi përballë, jo me Edi Palokën, por me shumicën e deemokratëve. Ne nuk mund të lejojmë që për hir të karrigeve, për hir të dy zyrave që mbajnë disa njerëz sot në PD të shkatërrohet PD. Nuk e di kush mund ta pranojë këtë. Nuk e di çfarë mendje e sëmurë të jetë që edhe ta thotë edhe ta mendojë që kjo mund të ndodhë me qetësinë më të madhe. PD është partia që unë kam themeluar me studentët e Dhjetorit, me Sali Berishën, Azem Hajdarin, Aleksandër Meksin e shumë të tjerë, PD është jeta ime, kam 30 vjet në këtë part, janë dhe shumë të tjerë si unë.

PD nuk janë ato zyra që kemi ne, as ato akrrige, as vula, por janë ata qindra e mijëra demokratë, militantë, që janë anëtarë të PD që nga 11 dhjetori i 1990, janë përleshur dhe burgosur, janë prej 8 vitesh rrugëve nën dhunën e një qeverie që më antishqiptare nuk mund të bëhet, këta janë PD-ja. Nëse dikush për një moment për interesa të tij mendon, pra një pakicë, se mund të largojë shumicën dhe të mbajë karriget dhe zyrat vetë, kjo nëse do të ishte e vërtetë, sepse uroj të mos ketë asgjë të vërtetë, do të ishte katastrofë për ata, jo për demokratët. PD është e militantëve, e anëtarëve të ësaj, e atyre 620 mijë votuesve të PD, nuk është as e Edi Palokës, as e Lulzim Bashës, madje as e Sali Berishës nëse ai do të sillej në këtë mënyrë.

Vendos shumica në PD, vendos anëtarësia dhe unë për këto arsye deri më sot kam këmbëngulur dhe kam kërkuar që palët të gjejnë një zgjidhje mes tyre. Dhe e vetmja zgjidhje ishte vota. Ia kam kërkuar Lulzim Bashës. Sali Berisha natyrshëm ka dalë në këtë zgjidhje, kërkon votën për të zgjidhur këtë çështje. Ia kam kërkuar edhe Lulzim Bashës. Pse kemi arritur në këtë pikë, t’ia lëmë në dorë delegatëve. Le të votohemi të gjithë si dikur. Dikur në PD votohej gjithsecili prej nesh nga kryetari i partisë, kryeministri, presidenti që ishte Sali Berisha, kryeministri ishte Aleksandër Meksi, e deri te i fundit që isha unë gazetar i ‘Rilindjes Demokratike’. Vota vendos, kush është shumicë dhe jo kush mban vulën, zyrën apo karriget. Nëse dikush çmendet dhe mendon se do të dalë si pakicë mbi shumicën, kjo është fatkeqësi për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here