Ja lidhja midis filmit ‘Red Notice’ dhe Shqipërisë

0
111

Para dy ditësh është publikuar në platformën ‘Netflix’ filmi ‘Red Notice’ me aktorët kryesorë The Rock dhe Ryan Reynolds.

Red Notice është një film komedi-aksion amerikan i vitit 2021, shkruar dhe drejtuar nga Rawson Marshall Thurber.

Dwayne Johnson është një agjent i FBI-së, i cili pa dëshirë bashkohet me një hajdut të njohur  (Ryan Reynolds) për të kapur një kriminel edhe më famëkeq (Gal Gadot).

Në film The Rock dhe Ryan veshin dy maska me realizim artizanal nga atelieja ‘La Bauta’ në Venecia, e cila është themeluar nga Armando Bala dhe Arnisa Çulaj, çift shqiptar nga Shkodra.

 

La Bauta është një nga të paktat punishte artizanale të mbetura ende në Venecia, ku maska ​​​​papier-mâché prodhohen çdo ditë duke ndjekur traditën e lashtë të “maskave” që daton në fillim të shekullit të dymbëdhjetë.

Të gjitha krijimet e tyre janë bërë me rigorozitet dhe pikturuar tërësisht me dorë, duke i bërë maskat unike dhe të veçanta si për t’i veshur ato në një rast të caktuar, ashtu edhe për të zbukuruar muret e shtëpive në një mënyrë origjinale.

 

Pas ditës së parë të publikimit të ‘Red Notice’, Reynolds njoftoi se filmi kishte debutimin më të mirë të çdo filmi origjinal të ‘Netflix’ në historinë e kompanisë.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here