Këlliçi zbulon programin për heqjen e reduktimin e taksave dhe tarifat: Do të përfitojnë 41 mijë biznese

0
111

Programi i Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës përfshin edhe heqjen e disa taksave dhe reduktimin e tarifave për kryeqytetasit nga të cilat do të përfitojnë 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme. Në studion e Debatit në A2 CNN ai e cilësoi antikushtetuese taksën e arsimit, e cila nuk është përkthyer në shkolla kopshte apo çerdhe. Ai solli në vëmendje disa zona të Tiranës ku jetojnë 124 mijë banorë pas asnjë shkollë, kopsht, apo çerdhe.

“41 mijë biznese të vogla dhe të mesme do të përfitojnë. Taksa e infrastrukturës në arsim është antikushtetuese dhe nuk ia kemi parë bereqetin kësaj takse, pretendon që ka ndërtuar kopshte e çerdhe me këtë. Ka një zonë në Kombinat që është njësia 14 është unaza e re në Astir. Janë 70 mijë banorë dhe kanë zero kopshte, zero shkolla, zero çerdhe. Është një zonë nga Liqeni i Thatë te Kodra e Diellit me 54 mijë banorë me zero kopshte shkolla e çerdhe. Jetojnë 124 mijë banorë dhe nuk kanë asnjë kopshte e çerdhe. Nëse bashkia ka mbledhur 44 mijë euro taksa dhe ke lënë këto zona pa shkollë kjo taksë ka avulluar”.

Ai renditi të gjitha taksat dhe tarifat që do të reduktojë, duke theksuar se kjo do të sjellë rritje të buxhetit të bashkisë dhe kalimi nga një ekonomi informale në formalizim.

Ketë lehtësi do ia ofroj biznesit të vogël e të mesëm së bashku me reduktimin e një sërë taksash të tjera, do heqim taksën e tokës bujqësore për pjesën që i takon bashkisë, taksën e fjetjes në hotel me 30%, taksën e tabelës informuese të truallit dhe mbi ndërtesën do ta reduktojmë më 30%. Janë dy tarifa që janë pastrim gjelbërimit që ankohet gjithë biznesi do ta reduktojmë me 50% dhe tarifa më korruptuese se të gjithë paguajnë nën dorë që është hapësirës publike do ta reduktojmë me 50%. Kjo do të thotë rritje e buxhetit të bashkisë se do kalojmë nga një ekonomi informale në formalizim dhe zgjerim të bizneseve dhe do fillojnë të paguajë taksa se do t’i përballojnë dhe do i kemi më shumë subjekte që paguajnë fatura”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here