Tendera pa kontroll në dogana, KLSH zbardh shkeljet: U ndryshuan kriteret dhe fondet, u futën kompani pa kritere

0
110

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje të konsiderueshme në të paktën 4 tendera të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2020 në prokurimin për blerjen e pajisjeve laboratrike dhe reagent kimik janë bërë ndryshime të kritereve sa i përket markës së artikujve të kërkuara.

Madje KLSH shprehet se nuk ka asnjë argument se cilët janë arsyet që sollën këtë veprim. Edhe në blerjen e latinave dhe shisheve u është dërguar ftesë 5 operatorëve ekonomikë, por rezulton se një prej kompanive nuk e ka në objektin e punës këtë veprim.

Madje edhe pse Agjencia e Prokurimit Publik ka kërkuar pezullimin e procesit ka vazhduar me hapjen e dokumenteve.

Madje për këtë rast APP ka kërkuar që tenderi të mos zhvillohet pasi objekti nuk lidhej me kushtet e pandemisë.

Një tjetër rast problematik është dhe tenderi për furnizimin me lëndë djegëse për automjetet.

KLSH zbulon se operatori fitues ka shkaktuar rritje të vlerës për litër karburanti të furnizuar duke përfshirë edhe tarifën e shënjimit apo të markimit.

Por nuk janë vetëm ndryshimi i çmimeve, ndryshimi i kritereve, apo ofrimi i operatorëve që nuk kanë lidhje me tenderin problemet në dogana.

Auditimi i KLSH-së ka konstatuar edhe një rast kur është kërkuar zhvillimi i një tenderi që nuk ka qenë i nevojshëm.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “dixhitalizimi i shërbimeve doganore” .

Në lidhje me këtë procedurë, nuk u konstatua asnjë informacion dhe dokumentacion, në lidhje me arsyen e zhvillimit.

Madje shtohet se ky shërbim është parashikuar në vlerën 25,000 mijë lekë në vlerë totale por nga personi përgjegjës për prokurimet, nuk janë marrë masa për ndryshimin e fondit limit, e cila rezulton në shumën 86,666 mijë lekë pa TVSH, pra me një diferencë prej 61,666 mijë lekë./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here