Mbyllet ‘Foltorja’ e Sarandës, Berisha: I urojmë fitore kombëtares sonte në Londër

0
105

Mbyllet ‘Foltorja’ e Sarandës ku ish-kryeministri Sali Berisha takoi demokratët dhe simpatizantët e tij në një atmosferë mjaft entuziaste.

“Le t’i urojmë kombëtares tonë sot, fitore në Londër”, ishte mesazhi i Berishës në fund, duke iu referuar ndeshjes eliminatore për Botërorin 2022, mes Shqipërisë dhe Anglisë mbrëmjen e sotme në Wembly.

‘Foltorja’ e Sarandës vjen dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4200 firma në PD, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha deklaroi nga Saranda se ‘Foltorja’ ngjalli shpresën e demokratëve dhe me frymën e ngritur tashmë Shqipëria do të ketë një opozitë të fortë dhe shumë shpejt do të vijë në pushtet.

Berisha i ktheu përgjigje edhe Lulzim Bashës për 4200 firmat duke i kujtuar edhe njëherë tjetër se ato nuk do të bëhen publike për të mbrojtur të dhënat private, por mund t’i shohë kushdo në zyrën e Edi Palokës, por nuk do të prekë asnjë prej tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here