Sulmi me thikë në Kamëz, identifikohet polici i plagosur. Ja si ka ndodhur ngjarja

0
229
Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e një punonjësi policie të ndodhur mesditën e sotme.

Burimet zyrtare thanë se në sallën e komandimit është dhënë njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak  rezulton se ‘tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z. P., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar’.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here