Datat se kur do të zhvillohen provimet e maturës

0
132

Driçim Çaka

provimet e maturesZgjedhjet e 23 qershorit nuk do të jenë faktor për të ndryshuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2013

 

Provimet e Maturës 2013 do të zhvillohen normalisht dhe pa u ndikuar nga zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe pse shkollat do të përdoren si qendra votimi në 23 qershor, përsëri do të jenë të gatshme për provimet me zgjedhje që do të jenë edhe të fundit pas dy provimeve të detyruara. Kështu shprehet në një prononcim për “Standard”, drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu. Sipas Vejsiut, provimet do të jenë të shpërndara në tri data dhe nuk do të ndikohen nga zhvillimi i zgjedhjeve në shkolla. “Zgjedhjet në 23 qershor nuk do të ndryshojnë datat e provimeve. Ne jemi ende duke diskutuar datat por në asnjë mënyrë nuk do të ketë shtyrje të provimeve apo zhvillimit të tyre para 23 qershorit. Provimi i parë mund të zhvillohen në datën 1 qershor, ndërsa provimi i dytë i bie të jetë në 15 qershor. Provimi i fundit do të jenë provimet me zgjedhje që me shumë mundësi do të zhvillohet midis datave 28 ose 29 qershor”, – përmend drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Verjsiu. Edhe pse maturantët janë vendosur në dilemë se kur do të zhvillohet provimet, askush nuk duhet të alarmohet pasi provimet do të zhvillohen normalisht si vitet e mëparshme. Ditët e fundit mësuesit por dhe drejtorët e shkollave kanë vendosur në “alarm” maturantët duke u thënë se provimet e maturës do të zhvillohet para datës 23 qershor.

Formulari A1

Nga data 20 shkurt deri në datën 10 mars do të jetë afati që do të kenë maturantët për të plotësuar formulari A1 dhe A1Z. Sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2013, deri në 10 mars çdo kandidat duhet të plotësojë formularin në të kundërt nuk do të ketë më mundësi për ta plotësuar. Siç dihet, ky do të jetë viti i parë që formulari A1 do të plotësohet online. Një vit më parë online u plotësua formulari A2 dhe suksesi i arritur ka bërë që MASH të marrë masat që procesi i maturës për vitin 2013 të jetë tërësisht online.

Koefiçentët

Deri në datën 15 shkurt Agjencia Kombëtare e Provimeve pritet të publikojë koeficentët e lëndëve si dhe koefiçentët e shkollave. Nëpërmjet koefiçentëve çdo kandidatët do të jetë më i qartë si për sa i përket zgjedhje së lëndëve që duhet të bëjë në Formularin A1 për të konkurruar me pikë maksimale për në shkollën e lartë.

Kreditet

8, duhet të jetë shuma e krediteve të dy lëndëve me zgjedhje, në të kundërt maturantët nuk do të mund të plotësojnë formularin A1. Kandidatët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm një nga lëndët me zgjedhje. Maturantët kur zgjedhin një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhë të njëjtën lëndë bërthamë, përveç rasteve të dy provimeve të detyruara. Për sa u përket gjuhëve të huaja edhe këtë vit do të jetë mundësia e përzgjedhjes së dy të gjuhëve me kushtin që njëra të jetë si gjuhë e parë (10 kredite) dhe tjetra të jetë si gjuhë e dytë (6 kredite).

 

1 qershor, pritet të zhvillohet provimi i parë i maturës, provimi i Letërsisë

15 qershor, do të zhvillohet provimi i dytë, provimi i Matematikës

29 qershor, do të zhvillohen provimet me zgjedhje

 

 

Greqia, gati të publikojë zonat ekonomike ekskluzive, afrohet deri në ishujt e Ksamilit

Shumë shpejt ekspertët grekë pritet të publikojnë në mënyrë të njëanshme Zonat Ekonomike Ekskluzive. Në këtë zona përfshihet një pjesë e mirë e detit të Shqipërisë që afrohet deri në ishujt e Ksamilit. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të hyjnë në një fazë të re, ndërkohë që ka mosmarrëveshje pasi pakti për kufijtë detarë e vitit 2009 mes dy vendeve u anulua në Gjykatën Kushtetuese. “Vendi është në një periudhë elektorale, kryeministri Sali Berisha mban lart retorikën nacionaliste, ndërkohë që shtyhen afatet kohore për përfundimin e tubacionit TAP që do të transportojë gazin azerbajxhanas nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, në Itali”, – thuhet në mediat greke. Qeveria greke është e gatshme për të vijuar me shpalljen e njëanshme të pjesshme të kufijve detarë dhe ujorë. Sipas medias greke, për më tepër kjo është një lëvizje krejtësisht e ndryshme, shpallja e njëanshme nga përcaktimi i tyre. Demarkacioni do të marrë një kohë të gjatë që natyrisht nuk do të jetë një proces pa dhimbje, sipas burimeve nga të brendshme të qeverisë Samaras. Kryeministri dëshiron të ndjekë shembullin e Qipros dhe përgatitet për të deklaruar kufijtë e rinj detar, referon media greke. duke vepruar si Kryeministri qipriot Tasos Papadhopulos i cili vetëshpalli kufijtë detarë dhe ujorë, dhe më pas arriti të vendosë aleancat e marrëveshjet e duhura. Qeveria greke dëshiron mbështetjen e liderëve evropiane me qëllim që ata të investojnë në Greqi. Sipas burimeve të brendshme të selisë së Kryeministrisë greke, citojnë mediat, bëhet e ditur se shpallja e njëanshme e kufijve detarë dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike Ujore greke do të fillojë së pari nga Deti Jon dhe pastaj do të vijojë me zonën detare të jugut të Kretës, ndërsa përcaktimi i përhershëm i kufirit dhe demarkacioni do të shtyhet deri kur ta lejojnë kushtet e një dialogu konstruktiv dhe marrëveshjeve me shtetet fqinjë, përfshirë edhe Shqipërinë. Tregues se qeveria greke po lëviz në drejtim të përfundimit të EEZ është edhe deklarata e tre ditëve më parë e ministrit të Mbrojtjes, Panos Panajotopulos, i cili tha se “Samaras nuk është larguar asnjë milimetër nga premtimi parazgjedhor për zonën ekskluzive ekonomike dhe se do të marrë vendimet konkrete në momentin e duhur, kur ta diktojë interesi kombëtar”.

 

Ulen temperaturat, në kryeqytet pritet borë në fundjavë

Ulje e temperaturave në ditët e fundit ka bërë që meteorologët të parashikojnë borë në fundjavë. Temperaturat do të pësojnë një ulje drastike me rreth 5 gradë që prej ditës së nesërme që do të shtojë akoma dhe më shumë të ftohtin në Tiranë. Sipas meteorologëve, reshjet e dëborës do të jenë më të ndjeshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë. Përgjatë javës, mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa mesdita do të shoqërohet me rritje të lehtë të temperaturave. Meteorologët theksojnë se 7-ditëshi i parë i muajit shkurt do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm dhe të ftohtë. Ulja e temperaturave pritet të sjellë më shumë probleme në zonat malore për shkak të bllokimit të rrugëve. Gjithashtu, mendohet që në Korçë dhe në zonat e Veriut termometri të kapë -7 gradë, që është një nga temperaturat më të ulëta në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency