Jeta e luksit e 20-vjeçarit që aksidentoi policët dhe 4 emrat e babait të tij

0
397

Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut socialist që drejton Bashkinë e Laçit, përplasi sot në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot nga mbrapa makinën e policisë që mbante radarin. Si pasojë mbetën të plagosur 3 policët.

Nga postimet e 20-vjeçarit në rrjetet sociale duket  se është i fiksuar pas makinave të shtrenjta.

Kujtojmë që babai i tij, Artur Bardhi, kryetar i Bashkisë së Kurbinit, ka pranuar në Formularin e Dekriminalizimit se, para se të njihej me gjeneralitetet që mban sot, ka mbajtur respektivisht katër emra dhe mbiemra të ndryshëm Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi, në Bashki e njohin dhe firmos si Artur Bardhi, ndërsa në çertifikatë
është Artur Ndoi, i biri i Ndues dhe Gjelës.

Në formularin e vetëdeklarimit në KQZ për efekt të ligjit të dekriminalizimit, kryabashkiaku i Kurbinit, Bardhi, e ka pranuar vetë se ka përdorur katër emra të ndryshëm.

Këto 4 emra ai i ka vendosur në seksionin “emra të padokumentuara”, por nuk dihet përse i janë dashur 4 emra.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here