Presidenti kinez paralajmëron SHBA për tensione: Hiqni dorë nga diskriminimi dhe përjashtimi i të tjerëve

0
132

Kreu i shtetit të madh aziatik foli të mërkurën ( 10 nëntor) në samitin njëjavor të Azi-Paqësorit, për Bashkëpunim Ekonomik.

Deklarata e presidentit Shi iu referua në parim përpjekjeve të SHBA-së dhe partnerëve të saj, si India, Japonia dhe Australia, kundër influencës kineze.

Tensionet janë rritur ndër vite edhe për shkak të veprimeve të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, për qëndrimet rreth Hong-Kongut, Shinxhiangut dhe Tajvanit.

“Orvatjet për të hequr vija ideologjike ose për të formuar rrathë të vegjël gjeopolitikë janë të prira të dështojnë. Rajoni nuk duhet të kthehet në epokën e konfrontimeve dhe ndasive si gjatë Luftës së Ftohtë,” tha presidenti kinez.

Detyra më urgjente që përball rajoni i Azi-Paqësorit janë dalja nga pandemia dhe rimëkëmbja e ekonomive, theksoi presidenti Shi.

“Barra e rëndë e pandemisë globale që e ka kërcënuar njësoj jetesën tonë është kundërpeshuar me një zotim të jashtëzakonshëm për unitet, partneritet dhe progres, pavarësisht sfidave,” shtoi kryeministrja, Jasinda Ardwrn, e Zelandës së Re, që është edhe vendi i cili organizon këtë vit forumin virtual.

Liderët e 21 vendeve pjesëmarrëse në samitin ekonomik të Azi-Paqësorit do të diskutojnë të premten nga interneti.

Në vazhdën e takimeve virtuale është planifikuar edhe një përballje mes homologëve amerikanë dhe kinezë.

Vendet anëtare janë zotuar të ulin ose eliminojnë shumë tarifa dhe pengesa kufitare përgjatë pandemisë dhe do të kenë në axhendën edhe temën e reagimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here