“Katar 2022″/ Enis Bardhi, tregolësh për Maqedoninë e Veriut, Suedia zhgënjen në Gjeorgji

0
72

Maqedonia e Veriut nuk heq dorë nga objektivi për të luajtur në fazën play off të Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Bllagoja Milevskit shkatërroi 5-0 Armeninë në transfertë, ku tre gola i realizoi mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi.

Një ndeshje për t’u harruar nga vendësit, që nuk treguan asgjë pozitive në fushë, teksa u ndëshkuan që në minutën e 22-të nga Trajkovski, ndërsa në të 36-tën realizoi me një goditje nga jashtë zonës.

Gjatë pjesës së dytë Maqedonia e Veriut, me tre shqiptarë titullarë, shënoi edhe tre gola të tjerë, me Enis Bardhin që kompletoi tregolëshin dhe mes dy finalizimeve të tij ë këtë fraksion e gjeti rrjetën edhe Ristovki.

Dështim total për Suedinë, që u mposht 2-0 nga Gjorgjia në transfertë, falë dygolëshit të Kvaratskhelias, duke minimizuar shanset për vendin e parë në Grup, pasi ndeshjen e fundit Zlatan Ibrahimovic me shokë do ta luajnë në fushën e Spanjës.

Russia fitoi thellë 6-0 ndaj Qipros në Grupin H, ndërsa Azerbajxhani i De Biasit pësoi humbjen e pestë radhazi, këtë herë 1-3 nga Luksemburgu, duke “blinduar” vendin e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here