Kërcënohet me jetë djali i biznesmenit të naftës, Iljas Fisheku

0
176

 

 

Djali i një biznesmeni nafte, Andi Iljas Fisheku është kërcënuar me jetë nga dy persona të shpallur në kërkim, pasi sipas tij u kishte borxh 1 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Sipas Policisë, Dejvis Rustemaj dhe Anxhelino Çervanaku i kishin dhënë 1 mijë euro borxh Andi Fishekut, djalit të biznesmenit Iljas Fisheku. Dy të kërkuarit janë takuar me Fishekun në rrugën “Mine Peza” dhe i kanë vënë pistoletën në kokë duke e kërcënuar se nëse nuk dorëzonte paratë brenda javës do të vritej. Kallëzimin e ka bërë vetë djali i biznesmenit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të kanosjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here