FMN: Albpetroli? Privatizimi tashmë ka dështuar

0
152

Ervin Kaduku

 

ekonomiSipas shefit të misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, privatizimi i Albpetrolit ka dështuar tashmë. Ai tha dje për “Zërin e Amerikës” se viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Në një intervistë me Rudina Dervishin, zyrtari i FMN-së flet për problemet e sektorit bankar dhe nevojën për reforma strukturore.

Sa më poshtë, vijon prononcimi i tij për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të naftës në vend.

 

Zëri i Amerikës: Qeveria kishte në plan të ulte borxhin përmes privatizimit të Albpetrolit, i cili duket se dështoi. Çfarë planesh të tjera mund të përdorë qeveria për të ulur këtë borxh, që ju thoni se është i rrezikshëm?

Nadeem Ilahi: Albpetroli ishte një çështje që e diskutuam kur ishim në tetor. Pra, siç e dini privatizimi nuk ndodhi. Qeveria po kërkon tani të privatizojë disa hidrocentrale por kjo nuk është ndonjë shumë e madhe. Por ulja e borxhit duhet të vijë përmes buxhetit. Këshilla jonë ka qenë se duhet të merren masa për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave për ta mbajtur borxhin gjatë 2013-ës në të njëjtin nivel që është sot dhe më pas të zvogëlohet gradualisht. Ne kemi theksuar se vitet e mëparshme presionet fiskale kanë rënduar mbi shpenzimet kapitale. Kjo është problematike për Shqipërinë pasi ka shumë nevoja zhvillimi, ka nevojë për infrastrukturë. Të zvogëlosh kapitalin në një kohë si kjo është shumë negative për rritjen në një periudhë afatgjatë. Pra këshilla jonë ka qenë shkurtimi i shpenzimeve dhe më shumë përpjekje për të rritur të ardhurat por të ruhet ose të rriten shpenzimet kapitale. Gjithashtu duhet të kihen parasysh programet për të varfrit, pasi në krizë nuk duhet të shkurtohen shpenzime për programe të tilla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency