Anëtari i kryesisë së FRPD akuza Bashës: Kam bërë burg për protesta pasi u tradhtuam nga kryetari

0
109

I pranishëm në foltoren e Lezhës, anëtari i kryesisë së FRPD-se Mariglend Doçi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryetarit të PD Lulzim Basha dhe atij të FRPD.

Në fjalën e tij, Doçi tha se të rinjtë janë arrestuar dhe kanë bërë burg, pasi janë tradhtuar nga kryetari i Partisë Demorkatike dhe nga kryetari i FRPD-së i cili nuk ndodhet në foltore.

Doçi i kërkoi Doktor Berishës të rikthejë shpresën e shqiptarëve dhe të rinjve pasi po largohen për ditë nga vendi.

Doçi: Doktor Berisha mirë se erdhe në Lezhën e burrave dhe grave e të rinjve trima, që mbajtën peshën kryesore në protestat opozitare.

Jam Maringlen Doçi, anëtari i kryesisë së Forumit Rinor Demorkatik, jam arrestuar kam bërë 2 muaj burg dhe asnjë nuk më ka ardhur në ndihmë. Sot salla është plotë me të rinj, ku 50% e tyre janë arrestuar dhe kanë bërë burg, pasi janë tradhtuar nga kryetari i Partisë Demorkatike dhe nga kryetari i FRPD-së i cili nuk ndodhet në foltore. Të rinjtë janë në foltore.

Ju falënderoi për nismën që kemi marrë për të rikthyer shpresën e shqiptarëve dhe shpresën e të rinjve të cilët po ikin për ditë. Edhe unë kisha ikur por u ktheva nga Gjeramia në momentin kur ju vendosët të riktheni Partinë Demokratike atë parti demokratike që deri në 2013 ishte demokratike por pas 2013 u kthye në parti pazaresh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here