Kryemadhi- Spiropalit: Andronika që ka qejf të rrijë me Skënderbeun , nuk di a ka diplomë… të mos

0
124

Një debat për diplomat e deputetëve të mazhorancës dhe LSI-së ka nisur ditën e sotme në parlament. Protagoniste të këtij depati kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministrja e Shtetit për Kuvendin, Elisa Spiropali.

Debatin e ka nisur Kryemadhi në mbrojtje të deputeteve të reja të LSI-së, njëra prej të cilave u ironizua ditën e djeshme nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kryemadhi: Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar. Elisa Spiropali nuk e di në ka diplomë fare. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju.

Spiropali, e indinjuar prej akuzave të Kryemadhit është shprehur se ajo i ka përfunduar studimet me rezultate ekselente, në kohën kur sipas saj Kryemadhi po shkatërronte forumin rinor të PS-së.

Spiropali: Në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe znj. Malaj që e keni në grupin tuaj mund t’jua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri që fituan një bursë në Kombet e Bashkuara, kohë kur ju vidhnit votat e FRESSH, shkatëruat sistemin edhe brenda PS. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Frika juaj më e madhe nuk është kjo që po ndodh, por që do humbi gjithnjë e më thellë.

Kryemadhi ka replikuar sërish, duke e ironizuar Spiropalin për deklaratën e bërë nga ajo disa muaj më parë, se Edi Rama është “Skënderbeu”.

Kryemadhi: I them kësaj Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun që të mos e përmendë më PS. Po kjo nuk e njeh PS-në, pasi kur unë kam qenë në PS, Partia Socialiste ka qenë tjetër. Nëse ju nuk kuptoni nga gabimet e të kaluarës, atëherë ju nuk e kuptoni se ku do të shkoni. E nise si revolucionare politikën, por do të bësh si borgjeze tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here