Video/ Bayerni makineri golash dhe fitoresh që nuk ndalet. Edhe Dortmund fiton

0
109

Bayern Munchen po shkëlqen. Si në Bundesliga si në Champions League, ekipi bavarez po merr përpara të gjithë rivalët e mundshëm madje duke fituar me goleadë. Skuadra e Nagelsmann është shndërruar në një makineri të frikshme golash që merr vetëm fitore dhe sot në “Allianz Arena” viktima e radhës ishte Hoffenheim

Ish ekipi i parë në Bundesliga i Nagelsmann u dorëzua me vetëm 4 gola pasi mund të pësonte edhe më shumë ku Lewandowski e la shenjën e tij me një predhë nga 30 metra.

Gnabry, Coman e Chupo Moting ishin autorët e tjerë të golave.

Nuk vonoi edhe përgjigja e Dortmund që mposhti 3-1 Arminia Bielefeld pa Haaland në formacion për arsye dëmtimi. Verdhezinjtë triumfuam 3-1 teksa vijojnë të ndjekin Bayernin me një pike më pak.

Në ndeshjet e tjera, Leipzig nuk e diskutoi fitoren 4-1 ndaj Greuther ndërsa Wolfsburg humbi 0-2 në shtëpi përballë surprizës Freiburg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here