As 2000 vite më parë e as tani, nuk fitohet lufta përmes mashtrimit dhe kontrollit të informacionit

0
98

Nga: Endri Shabani

Rreth 2000 vite me pare, ne Rome, u be perandor nje djale i ri, Kaligula.

Per nje dekade te tere romaket kishin patur ne krye nje perandor qe ua kishte sjelle ne maje te hundes.

Tiberiusi ishte i vjeter, i dhunshem dhe shume i larget me njerezit.

Ndersa Kaligula ishte ndryshe.

Ai ishte plot energji dhe projekte te reja. Me te ardhur ne pushtet nisi te bente pune publike, shtronte rruge dhe ndertonte ujesjellesa.

Gjithashtu ishte mendje hapur, bente festa dhe dilte neper rruget e qytetit ku takonte njerezit.

Mirepo, pa kaluar shume Kaligula u deh nga pushteti filloi te rreshqiste nga binaret.

Filloi te behej arrogant dhe i papergjegjshem. Qytetaret jo me qe nuk I degjonte por i dhunonte sistematikisht nese guxonin te protestonin.

Institucionet i delegjitimoi, duke korruptuar apo kercenuar senatoret. Madje thone se ne nje pike vendosi qe ta beje kalin e tij konsull te Romes.

Cdo dite qe kalonte Kaligula e thellonte lajthitjen e tij, duke e degraduar vendin, e duke i bere parate e romakeve rrush e kumbulla.

Kur arka e perandorise u zbraz ai nxori ligjet e shpifjes, ku cdo qytetar qe fliste kunder perandorit quhej tradhetar dhe i konfiskohej pasuria.

E mbushi keshtu arken me gjoba dhe konfiskime, nderkohe qe kushdo qe guxonte te fliste kunder dhunohej publikisht.

Ne piken me te ulet te reputacionit, aty ku rrezikonte qe revolta popullore te ishte e pamenaxhueshme, Kaligula vendosi te bente nje gjest te madh, qe do i impresiononte te gjithe.

Keshtu u nis te kalonte me ushtrine e tij kanalin anglez ne mes te dimrit, duke bere dicka qe as Cezari nuk kishte arritur ta bente dot.

Mirepo duke qene se kjo ishte e pamundur, vendosi te sajonte nje nga mashtrimet me te medha te historise se perandorise romake. I veshi disa nga ushtaret e tij si skllever anglez dhe u kthye ne Rome si hero duke u shtire sikur kishte fituar luften…

Nuk po e vazhdoj me fundin e historise, por do thoja qe ate fund nuk do ia uroja askujt.

As atyre qe kane qeverisur ne ate kohe, dhe as ketyre qe, 2000 vite me vone, mendojne se, permes mashtrimit dhe kontrollit te informacionit, do mund te inskenojne nje fitore imagjinare, dhe te vene ne rrezik jeten e popullit te vet, duke lene ne mes nje lufte qe vazhdon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here