Rama i shkon pas ‘lojës’ për vetingun e politikanëve: Nëse opozita na bind, jemi të hapur për dialog

0
93

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Now” që është i hapur të ulet në dialog me opozitën për ndryshimet kushtetuese që ata propozojnë. Kryeministri Rama tha se është i hapur për dialog edhe për vetingun për politikanët.

“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.

Kushtet që kryeministri përmendi është që opozita ta “bindë” qeverinë për ndryshimet që duhen bërë si edhe dialogu të jetë në pozita të barabarta dhe pa ultimatume.

LEXO EDHE: 

Çfarë e detyroi Bashën të ndryshonte mendim për SPAK-un?! Nga ‘drejtësia e kapur’ te ajo që i besohet vettingu i politikanëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here