Çlirim Gjata: Kushtetuta si ato pantallonat e arnuara, është ndryshuar në 23 vite 7 herë

0
91

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Çlirim Gjata u shpreh se Kushtetuta është ndryshuar aq shumë sa duket si ato pantallonat e arnuara.

Ai tha se ndërhyrja në kushtetutë është si të rregullosh themelet e një godine, tronditet e gjithë ngrehina e shtetit.

Gjata: Kushtetuta është ndryshuar aq shumë sa duket si ato pantallonat e arnuara, që nuk dihet se ku është copa origjinale. Ndërhyrja në kushtetutë është si të rregullosh themelet e një godine, tronditet e gjithë ngrehina e shtetit. Kemi ndërhyrë 6 herë në kushtetutë. Kjo është hera e shtatë në 23 vite. Më pak se një herë në 4 vite. Kjo është bërë për interesa politike të momentit. Një pjesë e atyre që hartuan reformën në drejtësi, ishin edhe ekspertë në vitin ’98 për ndryshimin e kushtetutës. Edhe faktori ndërkombëtar e miratoi atë kushtetutë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here