Deputetja Erisa Xhixho publikon videon: Qytetarët janë lënë pa mbështetje financiare edhe në këtë kohë të krizës energjitike

0
100

Deputetja e LSI,  Erisa Xhixho është shprehur, se qytetarët janë lënë pa mbështetje financiare edhe në këtë kohë të krizës energjitike.

Me anë të një video që ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale ,thekson se rritja  e çmimeve të produkteve të shportës êshtë bërë shqetësimi i madh për çdo familje.

 Postimi i plotë:

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës êshtë bërë shqetësimi i madh për çdo familje, që edhe pa rritjen e kishin të pamundur të nxirrnin muajin.

Të vetëm në fatkeqësinë e tërmetit, po aq të vetëm edhe në pandemi, pa kujdes shtetëror, pa mbështetje financiare për milionat që lanë me mjekim e medikamente.

Tani, prapë vetëm përballë krizës energjetike, që është kriza e menaxhimit të ndërmarrjeve publike, e sistemit energjetik, e thellimit të borxhit publik, shkurt, krizë e prodhuar nga keqqeverisja.

Dëgjojeni zërin e qytetarëve, realiteti janë fjalët e tyre, jo imagjnata qeveritare për rritje ekonomike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here