Ndarja nga jeta e gazetarit, Basha me mesazh ngushëllimi: Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja…

0
105

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta  të gazetarit të njohur Artjan Tepelena.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se do jetë pranë familjes dhe miqëve, të cilët për shkak të Covid humbën njeriun e shtrenjtë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar.

I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!”shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here