Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë një ë ri ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi gjatë kontrolleve kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.
Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin Ardit Dishi, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Në kërkim u shpall “bashkautori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Ky shtetas, kur ka parë shërbimet e Policisë që po ushtronin kontroll në territor, i ka kanosur ata dhe ka mundur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Vijon puna intensive për kapjen e tij”, tha policia.
Ndërkaq është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. B., për moskallëzim krimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.