“Butrinti është një aferë multidimensionale”- Berisha: Laguna është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Rama dhe…

0
113

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën si të përfshirë në skandalin e ndërtimeve në Butrint.

Ne konferencen per mediat, Berisha tha se “aty në territorin e manastirit po ndërton resortin turistik njeriu, miku, i Edi Ramës, natyrisht ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronën publike. Laguna e cila është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij”.

Sali Berisha: Aferat janë zinxhirë. Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Butrinti është një aferë multidimensionale, e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit ku ka një manastir, kisha.

Në vend që toka trualli, territori t’i rikthehet kishës e manastiri është një jo vetëm institucion kulti, por dhe shumë i çmuar kulturor, aty në territorin e manastirit po ndërton resortin turistik njeriu, miku, i Edi Ramës, natyrisht ku vetë ai mund të jetë aksioner.

Duke uzurpuar pronën publike. Laguna e cila është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila te kepi i Stillos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here