Erisa Xhixho: Më 25 prill votoni për mirëqenien, për programin dhe qeverinë që do sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë!

0
95

 

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho i bën apel shqiptarëve që më 25 prill të votojnë për mirëqenien, për programin dhe qeverinë që do sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë!

“Familja prej 7 anëtarësh e Stefanit dhe Vasilikës ka prekur mjerimin. Pa pension, pa punë, në mes të rrugës, pasi shtëpinë ua shembi qeveria për projektin në Unazën e Madhe, por s’përfituan as 1 vit bonus qiraje.

“Punoj 1 muaj në fasoneri vetëm për qiranë, po për të ngrënë? Fëmijët nuk i ngopim dot me bukë”, më tregon me lot në sy Florinda, nusja e shtëpisë. Bashkëshorti punon në ndërtim, por që pas pandemisë s’ka pasur punë.

Shqipëria nuk janë videot 3D të kryeministrit. Shqipëria është edhe familja e Stefanit dhe Vasilikës, që diskutojnë bukën, por meritojnë jetesë dinjitoze.
Më 25 prill votoni për mirëqenien, për programin dhe qeverinë që do sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë.
#lsishtepiajuaj
#shqiperiashtepiashqiptarve”, shprehet Xhixho

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here