Tabaku uron Berishën dhe pohon: Shpresoj të shkojmë drejt një bashkimi të partisë

0
138

Në intervistën me gazetaren e A2 CNN, Merita Haklaj, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk harroi të uronte dhe liderin historik Sali Berisha për ditëlindjen e tij të 77-ë.

Mes të tjerash, Tabaku shprehu dhe dëshirën që Sali Berisha ta kalonte sa më shpejt këtë moment të vështirë.

“Atë që e kam uruar çdo vit. Shëndet, fuqi, sa më shumë energji për të, për familjen, për gjithë të dashurit e tij dhe unë shpresoj që të gjitha këto momente të vështira të kalojnë. Unë e kam të vështirë të ndaj në këtë çështje Joridën personale me Joridën profesionale, të them të drejtën edhe për lidhjen që kemi pasur me doktorin. Dhe sigurisht që unë jam pak më emocionale sesa duhet në politikë edhe për besimin që unë kam në figurën e tij. Dhe besoj se kur flas publikisht dhe politikisht, them pikërisht atë që e mendoj pa e rrëzuar në asnjë moment dhe pa e cenuar në asnjë moment figurën e tij”, tha Tabaku.

Nënkryetarja e PD, nuk la pa përmendur dhe vendimin e Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar, Berishën, lëvizje kjo që solli lëvizje të mëdha brenda demokratëve.

Sipas Tabakut, vendimi që mori kryedemokrati ishte i vështirë, por i pashmangshëm për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here