Avokati Goxhaj: Këta të partisë së Monikës luftojnë për vota se s’duan të mbesin në opozitë, këta të PD duan të rrinë se janë ka parë hajrin

0
128

Nga avokati Altin Goxhaj

? KËTA TË MONIKËS LUFTOJNË SERIOZISHT PËR VOTA SE NUK JANË MËSUAR TË RRINË GJATË NË OPOZITË!

? KËTA TË PD SE KANË PROBLEM TË RRINË NË OPOZITË! S’KANË FAJ! JA KANË PARË HAJRIN DHE LEZETIN!!!

 

? Drejtuesit e Partisë së Lirisë kanë bërë një punë të shkëlqyer sot me plehrat e Veremliut! Komplimente! Si me qenë Project Veritas në SHBA!

Në fakt kjo parti është 100% në angazhim për të fituar vota në Zgjedhjet Lokale, është e gjitha në fushatë, sepse nga këto zgjedhje do varet fati i saj por edhe sepse nuk është mësuar të durojë shumë në Opozitë dhe kërkon pushtet me çdo kusht, e ka si oksigjen!

 

? Ndërsa këta që drejtojnë strukturat e PD (pavarësisht kë njohin për kryetar) janë ndryshe, janë racë tjetër!

Këta janë mësuar të jetojnë me çdo komoditet dhe salltanet duke ndenjur në Opozitë me vite e dekada, dhe nuk ua ndjen shumë çfarë ndodh në 14 Maj apo në 2025 me Zgjedhjet! Virusi i Lylit ua ka modifikuar totalisht ADNnë!

 

Po tua dish jetën, jetojnë mes gjithë të mirave, kanë gjthm numra telefoni të njerëzve të pushtetit, si zyrtarë dhe oligarkë që u zgjidhin çdo hall, çdo problem. Familjarët në punët më të mira.. me lejen e Qeveriut dhe oligarkëve të Qeveriut! Lejet e ndërtimit dhe liçensat e biznesit i gëzojnë sikur të ishin në pushtet, por pa zhurmë dhe ngrefosje këtë herë, jo si para 2013!

 

Por ky komoditet varet veç nëse kanë peshë në frontin opozitar, dmth janë në struktura sa më të larta dhe nga firmat e tyre varen vendime apo votime.

 

Për këtë arsye, këta janë hiperaktivë dhe 24 orë në punë veç në çastet apo ditët kur diskutohet se ato pak karrike që i mbeten Opozitës brenda partisë apo në përfaqësime elektorale, se kush do i ndajë mes tyre dhe aty të nxjerrin sytë dhe të këpusin në mes duke përdor çdo mjet që të sigurojnë veten në vendin e duhur në fletë votimi apo radha listash! I patë para 4 Dhjetorit dhe do i shihni përsëri kur të radhiten emrat në listat e këshillave, ndaj janë kaq të interesuar se me kë vulë do vulosen, me atë të Metës që do do u hajnë 1./3 e karrikeve apo atë që mund tu japë gjykata për tua bërë më të lehtë me 50% kafshimin e karrikes që u takon ?

 

Ndërkohë në Tiranë Veremlia me ushtrinë e patronazhistëve ka fillu punën e shantazhimit dhe blerjes në çdo shtëpi, PD është duke bërë plane se çfarë kollaroje me iniciale dhe ngjyre këmishe duhet për të fitu vota..

 

Ndaj i kanë mbyll me kohë që në 4 Dhjetor zgjedhjet dhe janë në kërkim të alibive dhe formulojnë në blloqe shënimesh që tani retorika dhe sllogane (që ti kenë gati), se kush e kishte fajin se pse humbën në 14 Maj.. ndërkohë që bëjnë gati mburojat dhe mprehin shpatat për përballje super agresive pas dt 14 Maj për të gjetur fajtorët dhe ndarë copërat e rrënojës që po krijojnë.. pikërisht për ti shitur për skrap si biznesi i ri 2023-2025!!!

 

P.s.

Le të fillojnë përroin psikik budallejtë e përhershëm me MOS I BËJ OPOZITË OPOZITËS siç më kanë thënë prej 1 dekade kur shkonin nga Fitorja në Fitorje…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here